merita civile
Dashuria ceremoniale për ambasadorët!
Ne si vend kemi një raport të veçantë me ambasadorët e huaj, ndoshta kjo e trashëguar që prej themelimit të shtetit shqiptar në vitin 1912. Kanë qenë më së shumti ambasadorët që kanë zgjidhur kriza, por edhe që kanë nxitur kriza në një shtet joserioz si Shqipëria në periudha të ndryshme të historisë së saj moderne. Marrëdhënia e politikës shqiptare me disa prej tyre kalon kufijtë e kortezisë.