korca

Ndahet nga jeta aktori Marko Bitraku

Postuar në 08 Tetor, 2015 15:18

Është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare aktori korçar, Marko Bitraku. Ai u lind më 15 Janar të vitit 1951 në Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Bitraku njihet për disa role në kinema si në filmat: “Mësonjëtorja” në vitin 1979, “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, “Gjeneral Gramafoni”,“Njerëz në rrymë”, “I dashur armik” në vitin 2004 etj..

Subscribe to RSS - korca