haker

Prag lufte kibernetike mes Rusisë e SHBA-së. Hakeri rus arrestohet në Çeki për sulm ndaj Hillary Cliton

Postuar në 19 Tetor, 2016 14:46

Një qytetar rus i cili kërkohej në lidhje me sulmet e kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara raportohet të jetë arrestuar nga policia çeke. Arrestimi u bë në bashkëpunim me FBI-në, ndërkohë që Interpoli kishte lëshuar alarm të kuq për të dyshuarin. Shtetasi rus u ndaluar në një hotel Pragë, por zëdhënësi i policisë  çeke nuk pranoi të japë informacion të mëtejshëm në lidhje me arrestimin.

Qeveria amerikane auditon networkun e saj me ndihmën e hakerave. 138 njolla sigurie të identifikuara

Postuar në 18 Qershor, 2016 14:07

Qeveria amerikane ka publikuar rezultatet e auditit të sistemit ëeb që ka në përdorim. Një audit i cili kësaj radhe u mendua ndryshe: qeveria kërkoi që kushdo të gjente pikat e dobëta të sigurisë në rrejtin e përdorur prej saj, një operacion që kushtoi 150 mijë dollarë. Morën pjesë 1 410 të interesuar të cilët identifikuan 138 njolla sigurie në sistem, përfshirë defense.gov. Sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter, deklaroi se nëse do të ishte angazhuar ndonjë firmë e posaçme për këtë gjë, kostoja do të shkonte 1 milionë dollarë.

“Kjo nuk është rrjedhje informacioni, por hakerim”

Postuar në 06 Prill, 2016 16:36

Informacionet e marra nga kompania “Mossack Fonseca”, që prodhuan atë që po quhet si skandali i “Letrave Panameze”, nuk kanë rrjedhur nga brenda, por janë hakeruar. Kështu ka deklaruar një nga themeluesit e firmës, Ramon Fonseca, sipas të cilit, kompania nuk ka shkelur asnjë ligj. “I vetmi krim që po provohet është hakerimi. Ne e përjashtojmë të jetë një punë nga brenda.

Siguria e të dhënave afër zeros. Një video ku tregohet thyerja e portalit të QKL-së

Postuar në 23 Tetor, 2015 16:38

“TemaTv” ka publikuar sot një video të një hakeri që pretendon sesi ndërhyhet në të dhënat e arkivuara në serverat dixhitale të tyre. Sipas video në fjalë rezulton se mbrojtja e të dhënave në Shqipëri, ndonëse investimet nuk kanë munguar, është thuajse inekzistente. “Vetëm pak orë para se të niste një aktivitet i quajtur Hack Day Tirana, i organizuar nga Ministria e Inovacionit, pikërisht për këtë shqetësim publik, vjen edhe sfida.

Intervistë me një haker shqiptar

Postuar në 02 Tetor, 2015 16:21

G – Përshëndetje! Këtu jemi me  një fans të "ResPublica" që quhet Ardis Duraku. Është emri juaj i artit apo jo?

A - Ju  falënderoj për ftesën!

G - Nga theksi më duket sikur jeni  nga Kosova apo gabohem?

A - Jo, jam nga Shkupi i Maqedonisë

G - Siç më shpjeguat edhe ju , keni  disa vite që merreni me hakerime,  besoj të tipit White Hat apo jo??

A - Po

Subscribe to RSS - haker