Intervistë me një haker shqiptar
G – Përshëndetje! Këtu jemi me një fans të "ResPublica" që quhet Ardis Duraku. Është emri juaj i artit apo jo?
A - Ju falënderoj për ftesën!
G - Nga theksi më duket sikur jeni nga Kosova apo gabohem?
A - Jo, jam nga Shkupi i Maqedonisë
G - Siç më shpjeguat edhe ju , keni disa vite që merreni me hakerime, besoj të tipit White Hat apo jo??
A - Po
G - Mund të më shpjegosh diçka për veten, për rrugën që ke ndjekur për t’u bërë një hacker? Cila është eksperienca juaj personale?
A - Që i vogël kam pasur dëshirë të merrem me kompjutera, edhe pse atëherë nuk e dija se çfarë do të thoshte fjala Hacker. Dëshira ime ishte që të bëhem hacker dhe pas shumë viteve e kam arritur këtë sukses. Sigurisht me ndihmën e shokëve. Kam 3 vite që jam një hacker dhe kam dëshirë që të vazhdoj në këtë fushë.
G - Cila është eksperienca e një hackeri, si e zgjidhni ju objektivin që keni ndërmend të hakeroni?
A - Ka 2 lloj hackerash: Black Hat dhe White Hat. Kjo e fundit mbron sigurinë e shtetit dhe Black Hat sulmon. Pra nëse duam të zgjedhim një objektiv për të sulmuar, fillimisht i marrim identitetin dhe më pas e shikojmë se kush e menaxhon. Pastaj i hakerojmë data bazën, user name, passwordin. Këtë gjë e kemi bërë edhe me televizionin shqiptar RTSH.AL. Nuk e kemi hakeruar, por vetëm e kemi paralajmëruar se ka sigurinë shumë të dobët. RTSH ka qenë e hakeruar edhe nga serbët.
G - Ka shumë hackera serbë që merren me këto sulme?
A - Po ka shumë , por prej 2 vitesh jemi shpallur fitues në luftën kibernetike kundër serbëve.
G - Çfarë nënkuptoni ju me këtë? Është bërë një konkurs, apo nga eksperiencat online?
A - Jo nuk është bërë konkurs, po kjo është e vërtetë, sepse më shumë kemi hakeruar ne website serbe, sesa në website shqiptare. Ne kemi hakeruar website me siguri shumë të lartë, në ndryshim nga ata që zgjedhin website me siguri të ulët për t’i hakeruar.
G – N.q.s një qytetar nga Tirana dëshiron të lidhet me një prej jush, si mund t’ju kontaktojë?
A - Ne kemi grupin tonë, nuk japim identitet, por vetëm na shkruajnë. Dhe nëse na pëlqen ideja që na ofrohet i kthejmë përgjigje?
G - Ju keni një adresë në FB?
A - Po
G - Si quhet grupi juaj në FB?
A - Ilirian Hactivist
G - Ju keni lidhje me një grup të quajtur “Këlcyra Forever”?
A - Jo
G - Keni dëgjuar për këta?
A – Jo, sepse ne nuk merremi me grupe të tjera, por shikojmë grupin tonë dhe synojmë të bëjmë sulm mbi shtetet antishqiptare.
G – D.m.th një arsye që ju shtyn është mbrojtja e webit shqiptar?
A - Po kjo është arsyeja!
G - Keni hasur probleme me policinë Kibernetike?
A - Po kemi pasur shumë probleme dhe disa prej anëtarëve i ka ndaluar policia, sepse nuk kishin sigurinë VPN. Ne kemi hakuar shume ëeb site të shtetit maqedonas.
G - Çfarë ndodh kur ju hakeroni një web site, lini një mesazh në faqe?
A - Po i ndryshojmë indeksin dhe lëmë një mesazh.
G - Nuk është se i fshini data bazën?
A -Kur hakon një web site, nëse i ndryshojmë indeksin, i lëmë një mesazh, që mund ta kthejnë përsëri. Nëse nuk bëjmë kështu ia fshijmë të gjitha.
G - Zakonisht cilen praktikë ndiqni?
A - Me shpesh ndryshojmë indeksin. Para disa ditësh kemi hakeruar gazeten “Ekspres”, sepse postojnë lajme kundër shtetit, gënjejnë dhe ne i kemi paralajmëruar që të mos vazhdojnë kështu, sepse do të ndeshen me ne.
G - Sa persona jeni në grup?
A - Jemi 7 persona.
G - Të gjithë djem, apo ka edhe vajza?
A - Të gjithë djem.
G - A ka vajza që merren me hakerim?
A -Jo nuk njoh.
G - Cila është mesatarisht mosha e grupit tuaj?
A - Jemi 17 deri 18 vjeç
G - A vjen një moment që ju mendoni të bëni një karrierë më profesioniste?
A - Tani ne jemi në Black Hat, por nëse vazhdojmë kështu do rritemi në grada, do të kalojmë në White Hat, duke u marrë me sigurinë e shtetit. Dhe kjo është gjë e ligjshme, sepse Black hat është e paligjshme.
G - Cilat janë procedurat për të kaluar në White Hat, testoheni?
A – Fillimisht, për të kaluar në White Hat, duhet të kesh eksperiencë në hakerim, që të dish të programosh me White Hat dhe të kesh aftësinë që të mbrosh faqen tënde.
G - Ju keni bashkëpunim me kompanitë e internetit në Maqedoni?
A – Jo.
G - Janë disa platforma linuksi të gatshme, ju i përdorni ato apo i krijoni vetë?
A - Shumicën e programeve e krijojmë vetë, por ndonjë anëtar përdor edhe platformë linuksi.
G - Ke ndonjë informacion tjetër që ke dëshirë ta ndash me ne sot?
A – Bota e hakerit është vakant, sepse gjithçka që do të bësh e arrin dhe çdo gjë është e jotja. Ditën ne meremi me hakerim dhe shikojmë programe që të bëhemi më profesionist.
G - Ju falenderoj!
Comments
bukur
Hacker esht fjal e madhe :)
altin
a muj mu ba haker
no_name_like_a_god
Hacker mund te behet gjdo kush
A munt te me jepni disa
A munt te me jepni disa keshilla per tu br nje hacker
Kosov
A mundeni te me ndihmoni po me mbyllen Fbt dua tbehem Haker ta Rikthej fbn
####
#Altin mundesh po i jepe bythes dhe di te programosh
dhe po te punoj truri ;)
respekt per mendjen tuaj te
respekt per mendjen tuaj te ndritur
Kurshumliu
A mund te behem nje haker edhe une te lutem.
Nese po keno me te more
kasapi
si mundem mi msu do linka
Si mund te lidhem me grupin
Si mund te lidhem me grupin tuaj ne fb ju lutem
Dua te behem hacker
Dua te punoj per te ndihmuar hacjerat
mirdian8@gamil.com
kam deshir te behem nje hacker
Pershendetje? JAM altin
Pershendetje? JAM altin konushevci kam deshir te behem hacker endrra ime eshte te behem hacker kam marr frymzim dhe nag fauna Juan në fc Ju admiroj shum
Add new comment