Domate
Goditet me vezë e domate ministri Beqaj (Video)
Makina e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj është goditur me vezë nga aktivistë të Aleancës Kuq e Zi.Incidenti ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne jashtë ministrisë që ai drejton, teksa aktivistët e AK-së po e prisnin Beqajn aty.
Aktivistët mësohet se kanë thirrur ndaj tij: “Hajdut, hajdut”, teksa kanë qëlluar mbi makkinën e tij dhe stafin e Beqajt. Burime nga policia thonë se në momentin e ngjarjes, ministri Beqaj nuk ka qenë në makinë.
Me protestat me vezë dhe domate Aleanca Kuq e Zi po ndjek shembullin e opozitës në Kosovë që ka sulmuar disa ministra në këtë mënyrë.
Ka disa gjëra që ju nuk dini për domaten
Mund t`i keni parëvetëm me syrin e diçkaje të shëndetshme dhe perfekte për sallatën tuaj por ka disa gjëra që ju nuk ini për domaten.
Ja disa nga të mirat e saj:
-Domatet ju bëjnë mire për lëkurën
-Parandalojnë disa lloje kanceri
-Domatet ju ndihmojnë të mbani të forta kockat tuaja
-Ju ndihmojnë të luftoni dëmet që ju ka shkaktuar duhani
- Domatet kanë Vitaminë B që bën mire për zemrën
-Domatet bëjnë mire për flokët gjithashtu
-Domatet bëjnë mirë për veshkat
-Për më tepër kanë Vitaminë A që kujdeset për sytë tuaj