Sollaku
Fast and furious nga Balili e Sollaku
Kelmend Balili u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Një proces, fast and furious do thuhej në gjuhën kinematografike, ku gjithçka është e përllogaritur që garën finale ta fitojë i akuzuari, përmes asistencës që ofrojnë sekserët e lidhur me interesat e pushtetit.
Siç dihet mbrojtjen e tij ligjore e mbulon avokati Theodhori Sollaku i angazhuar politikisht në Partinë Socialiste, në të kaluarën e afërt anëtar i asamblesë së saj.
Sollaku: Një personalitet si Rroshi nuk mund të arrestohet për falsifikim (Video)
Partia Socialiste nuk reagoi ndaj arrestimit të Elvis Rroshit, por një gjykim e dha avokati i kryebashkiakut të Kavajës, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Ekspertizën juridike Sollaku nuk e ndan nga rëndësia politike e çështjes, duke thënë se një personalitet si Elvis Rroshi i votuar nga populli nuk mund të arrestohet për falsifikim.
Sollaku mbron Rroshin në KQZ, kryebashkiakët e Kavajës e Krujës i çohen për verifikim Prokurorisë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi t’i ccojë për verifikim Prokurorisë formularin e e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi dhe atij të Krujës Artur Bushi. Të dhënat e pasqyruara në formularët e dekriminalizimit nuk kanë bindur anëtarët e KQZ-së, nisur edhe nga shënimet e bëra nga vetë Roshi se ishte ndaluar në Gjermani, por nuk mbante mend arsyen. Si përfaqësues ligjor i kryebashkiakut të Kavajës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve u shfaq anëtarëi i Asamblesë Socialiste dhe ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku.
Sollaku sqaron si bëhet hetimi ndërkombëtar: Duhet ndryshime Kushtetuese
Gjatë një prononcimi për të përditshmen “Panorama”, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, thotë se hetimi nga prokurorë ndërkombëtarë mund të realizohet vetëm nëse do të ketë ndryshime kushtetuese që e rregullojnë këtë hetim. “Nëse ligjvënësi do të ndryshojë kuadrin ligjor për të lejuar hetimin ndërkombëtar të ndonjë çështjeje, së pari, duhet të ndryshojë Kushtetutën, e cila përcakton se ndjekja penale bëhet nga Prokuroria me prokurorë shqiptarë”, u shpreh Sollaku.