forcë
Protestë e përmbajtur, provë force për opozitën
Protesta e 7 kombëtare e opozitës ishte një demostrim force, si nga pjesëmarrja por edhe nga gatishmëria e mbështetësve të PD-së për t’u përplasur me pushtetin. Ndryshe nga tubimi i 25 Majit ku u evitua hedhja e lëndëve piroteknike, sheshi përpara parlamentit u kthye këtë të shtunë në fushëbetejë, ku duhet thënë se edhe policia u tregua e përmbajtur.
Në fjalimin që mbajti në bulevardin Dëshmorët e Kombit, reu i Partisë Demokratike, Basha la të kuptohet se fundi i kryeministrit është i shpejtë dhe se është i vendosur të çojë deri në fund betejën për largimin e Edi Ramës.
“Luftëtari” i ri i Rusisë, gati të futet në forcë vitin e ardhshëm (foto)
Gjenerata e pestë e T-50, një avion luftarak i prodhimit rus, do të testohen në një stërvitje ushtarake sa më të shpejt që të mund të hyjë në shërbim në vitin e ardhshëm. Kështu është shprehur dhe komandanti i forcave ajrore ruse gjeneral-kolonel Viktor Bondarev. Avioni ka për qëllim të jetë pasardhësi i MIG-29 dhe Su-27. "I pari T-50-s duhet të hyjnë në shërbim në vitin 2016", tha Bondarev, duke shtuar se avioni do të "testohet menjëherë në të gjitha kapacitetet e saj në të gjitha ushtrimet".