publik
Shvejku i radhës! (Video)
Pa marrë asnjë përgjegjësi për atë që ka llomotitur pa doganë kur kërkonte votat si aspirant për kryeministër Edi Rama pranoi publikisht se ka gënjyer për buxhetin e arsimit, të cilin e kishte premtuar se në vitin e parë të mandatit do e çonte në nivelin 5% të GDP-së.
Ai u tha këtë të enjte studentëve të arkitekturës se e ka patur si pikë të programit të vitit 2013 buxhetin 5% të arsimit, por nuk mund ta përmbushë në terma afatshkurtër.
Kritikat e Ramës për ministrat: Dilni në media dhe mbroni sukseset
Kur po mbushet afro 1 vit nga letra që kryeministri Rama u dërgoi ministrave për arrogancën që po shfaqnin në marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe qytetarët kreu i qeverisë tani është i pakënaqur me mënyrën sesi ministrat prezantojnë punët e qeverisë në publik. Në mbledhjen e së martës në mbrëmje, ku kreu i qeverisë ka kërkuar që puna e çdo ministri të bëhet më e dukshme, që publiku të njihet më mirë me sukseset e ministrive, por në të njëjtën kohë t’u jepet përgjigje edhe akuzave që vijnë nga eksponentë të opozitës.
Bregu flet për raportin e OSBE ku flitet për lidhjet e krimit me politikën: Është hartuar qëllimisht për të bërë publik
Deputetja e PD, Majlinda Bregu, mendon se raporti i OSBE ku flitet për lidhjet e krimit me politikën është hartuar qëllimisht për t’u hedhur në publik. Në një prononcim për “Shqiptarja.com”, Bregu thotë: “Për mua, ky raport ishte hartuar për t’u bërë publik. Për qëllimin, arsyet, gjuhën dhe pse thashethemet duhen institucionalizuar qoftë edhe për përdorim të brendshëm të OSBE, këto pastaj lëvizin në një sërë masash dhe shpjegimesh. Por, e bindur jam që raporti qe bërë për t’u dëgjuar, pra për të rrjedhur. Nuk ishte vetëm për përdorimin e brendshëm të institucionit.