Alaudin Malaj
Nis lufta brenda sistemit. Alaudin Malaj letër ministrit Manjani për të përjashtuar Gjin Gjonin (Letra)
Alaudin Malaj, kreu aktual i Gjykates së Apelit të Tiranës i ka derguar një letër ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani ku kërkon përjashtimin e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni nga votimi për kryetarin e Gjykatës së Apelit së Tiranës, proces i cili do të zhvillohet ditën e hënë, kur do të mblidhet edhe KLD. Sipas Malajt , Gjin Gjoni ka konflikt interesi në procesin e votimit të kandidaturave, pasi e ka kalllëzuar Maljan më parë, çështje që është pezulluar nga Prokuroria në vitin 2014.
Edhe Alaudini si Gjini, 1.7 mln euro të pajustifikuara për kreun e Apelit Tiranë
60 mijë euro pasuri në vitin 2003, dhe pas 11 vjetësh bëhen 1.7 milionë euro. ILDKP ka depozituar kallëzim penal për kreun e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj. Ky i fundit akuzohet për mungesë burimesh të ligjshme financiare. Sipas ILDPK-së, pas kontrollit të realizuar mbi deklarimin e pasurisë së Malajt, u konstatua fshehje e pasurive, deklarime të rreme të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1,7 milion euro.