imitimi
Letër karboni
Kush ka punuar për një kohë në media e kujton mirë sesi çdo qeveri kur kap fundin edhe të ambicieve të veta, nis e vë në punë përherë e më shumë marifete. Sali Berisha p.sh sa herë kishte ndonjë hall, ia niste këngës së arrorëve, që ta bënte qesharake situatën e të zbuste tensionet, duke treguar në të njëjtën kohë se ishte i qetë.
Kitsch në Ballkan është i rëndësishëm, sepse elitat nuk janë legjitime*
Unë nuk e pranoj qëndrimin e atyre elitave të arsimuara, që shijen e masës shoqërore me arrogancë e nënvleftësojnë si kitsch. Kitsch për mua shkon shumë më tej, kemi të bëjmë në të me imitim global në botën moderne. Kjo nis me atë, që emblema të caktuara kultutore gradualisht po fitojnë prestigj ndërkombëtar - përmes shkëmbimeve mes njerëzve, përmes medieve, por në radhë të parë në sistemin global ekonomik. E kjo do të thotë: çmime astronomike, interpretime të ndërlikuara estetike, interes i masës.