Floket
55 mijë euro për flokët dhe grimin e Merkelit
Taksapaguesit gjermanë kanë paguar 55 mijë euro për flokët dhe grimin e ish-kancelares Merkel, qëkur ajo la detyrën. Prej dy vjetësh, pavarësisht se ka lënë postin kryeministror, qeveria gjermane i paguan Merkelit disa shërbime.
Në kërkim të flokut të përkryer të dëborës
Shkenca pas flokëve të thinjur
Shpesh flokët e thinjur, sidomos nëse mosha është relativisht e re, i kemi lidhur me stresin. Këtë lidhje e kanë konfirmuar edhe shkencëtarët, të cilët kanë zbuluar një mënyrë të mundshme për ta parandaluar këtë proces.
Në eksperimentet mbi minjtë u vu re se qelizat staminale që kontrollojnë ngjyrën e lëkurës dhe flokëve u dëmtuan pas stresit të fortë.
Burrat dhe gratë fillojnë të thinjen nga mesi i të 30-ave, përgjithësisht në moshën kur kjo u ka ndodhur prindërve të tyre.
Lajm i rëndësishëm nga opozita: Lulzim Basha është qethur
Ka kohë që nga opozita nuk kemi lajme, në pritje që Shqipëria të ngrihet në këmbë ashtu siç lajmëron edhe sllogani i Partisë Demokratike. Por mesa duket Shqipëria përton të bëjë ulje ngritje sipas kapricove të politikës. Në pritje që populli të ngrihet Lulzim Basha ka gjetur kohën për të bërë një stilim të flokëve. Ai ka shkuar i qethur në takimin elektoral në Kurbin ku dhe mori shumë duartrokitje edhe për shkak modelit të ri të flokëve.
122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve
Presidenti francez, Hollande harxhon 122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve të tij dhe rregullimin e tyre. Lajmi është bërë publik nga satirikja franceze “Canard Enchainé”. Shifra është serioze, por aq shumë sa e bën presidentin francez dhe flokët e tij satirikë në kulm. Fundja, po ta shohësh nga paraqitja e të mos e njohësh, Hollande mund ta marrësh për çdo gjë. Dhe ky mendim nuk ndryshon edhe kur merr vesh se ato që janë flokë të tij kushtojnë 122 mijë dollarë. Si xhanëm nuk doli kjo e dhënë te “Panama Pappers”?
20 modelet më të bukura me flokë të gjatë
Flokëve të gjatë është e vështirë t`i gjesh modele të ndryshme gjithnjë, përpos lodhjes kanë nevojë për shumë kreativitet.
Por ja ku janë disa modele të bukura.