kurthi i te ardhurave te mesme
108 vende rrezikojnë të bllokohen në "të ardhurat e mesme"
Banka Botërore ka paralajmëruar 108 vende të monitoruara prej saj se ato rrezikojnë të kapen në atë organizata e quan “kurthi i të ardhurave të mesme” nëse nuk adoptohen reforma radikale rritjeje për ekonomitë e tyre. Mes vendeve të listuara përfshihen Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut. Raporti i Zhvillimit Global merr në konsideratë një ecuri të 50 viteve të fundit, që sipas BB-së ka sjellë një sërë vendesh në ekonomi më të fuqizuara, por që sollën të ardurat në nivelin e 10% të të ardhurave të SHBA, ose 8000 dollarë.