108 vende rrezikojnë të bllokohen në "të ardhurat e mesme"

Postuar në 02 Gusht, 2024 15:15

Banka Botërore ka paralajmëruar 108 vende të monitoruara prej saj se ato rrezikojnë të kapen në atë organizata e quan “kurthi i të ardhurave të mesme” nëse nuk adoptohen reforma radikale rritjeje për ekonomitë e tyre. Mes vendeve të listuara përfshihen Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut. Raporti i Zhvillimit Global merr në konsideratë një ecuri të 50 viteve të fundit, që sipas BB-së ka sjellë një sërë vendesh në ekonomi më të fuqizuara, por që sollën të ardurat në nivelin e 10% të të ardhurave të SHBA, ose 8000 dollarë.

Që nga viti 1990 vetëm 34 vende me të arhdura mesatare, ia kanë dalë të kalojnë në statusin e vendeve me të ardhura të larta, nga të cilat më shumë se 1/3 e tyre kanë përfituar ose nga integrimi në BE, ose nga një sasi nafte e pazbuluar më parë

citon raporti.

Sipas ekonomistit kryesor të BB-së, Indermit Gill, me ritmet aktuale, Kinës do t’I duhen 10 vjet që të mbërrijë në nivelin e 25% të të ardhurave të SHBA, kurse Indisë, 75 vjet.  E gjitha kjo për shkak të “strategjive të vjetëruara të rritjes ekonomike”.

Duhet një qasje e re: së pari, përqendrimi në investime, mandej kalimi te infuzioni i teknologjive të reja nga jashtë; në fund një strategji që balancon këto të trija. Me rritjen demografike, presionet ekologjike dhe gjeopolitike, nuk ka vend për gabim

shton Gill.

Në listën e BB-së në vitin 2023, ishin 108 vende me të ardhura mesatare, të cilat shkojnë nga 1 136 $ - 13 845$ për frymë. Llogaritet se 108 vendet me këtë status ekonomik përfshijnë 6 miliardë njerëz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.