janjic
Drafti i Ramës edhe për të mbrojtur idenë e Ballkanit të Hapur
Analisti serb Dushan Janjiç ka folur rreth propozimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për draft-Asocacionin. Në një intervistë për agjencisë shtetërore serbe të lajmeve, “Tanjug”, Janjiç ka vënë në dukje se propozimi është pjesë e strategjisë së z. Rama për t’u shfaqur si njeri I iniciativave. Sipas tij, drafti ofron një strategji daljeje nga kriza për të gjithë, edhe për ekipin drejtues të Kosovës që në interpretimin e Janjiç mendon se ka ende kohë të luajë.