melyshi
Shqipëri e respektuar...Shqipëri e dëshpëruar dhe e dorëzuar
Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur këto ditë të sulmojë pa u kursyer kandidatët e opozitës së përfaqësuar nga Meta dhe Berisha. Fredi Belerin e Himarës e quajti injorant, kandidatin e Vlorës “më budallain e qytetit”, Boçin e Elbasanit e tall duke i deformuar emrin, kurse sot, kandidatin e Mirditës Arben Mëlyshi e ka cilësuar se nuk ka trutë në rregull meqenëse i jep fytyrën e vet një “gërdalle non grata” dhe një “të pakorrigjueshmi”.