poursafi
Pretendimi i SHBA: Irani tentoi të vriste John Bolton si hakmarrje ndaj vrasjes së Soleimanit
Departamenti amerikan i Drejtësisë pretendon se ka zbuluar një komplot të Iranit për të vrarë ish-këshilltarin e Presidentit Donald Trump për Sigurinë, John Bolton. Sipas departamentit një 45 vjeçar Iranian i quajtur Shahram Porsafi, i njohur edhe si Mehdi Rezayi, ka ofruar 300 mijë dollarë për vrasjen e Bolton. Sipas të njëjtit pretendim, vrasja ishte konceptuar si hakmarrje ndaj vrasjes me urdhër të Turmp të ish-kreut të Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani.