investimet e huaja direkte
Vuçiç prezanton "Serbia 2025": Jemi vendi me investime të huaja direkte më të mëdha se gjithë rajoni bashkë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka prezantuar përmes një opinioni në gazetën “Blic” programin “Serbia 2025”. Për aq sa intereson, në opinionin e zotit Vuçiç, ka vlerë të tërhiqen disa shifra domethënëse. Konkretisht sipas tij, Serbia përfitoi vetëm vitin e shkuar 3.9 miliardë euro investime të huaja direkte që përfaqësojnë një shifër më të madhe se ajo e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të marra bashkë.