Vuçiç prezanton "Serbia 2025": Jemi vendi me investime të huaja direkte më të mëdha se gjithë rajoni bashkë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka prezantuar përmes një opinioni në gazetën “Blic” programin “Serbia 2025”. Për aq sa intereson, në opinionin e zotit Vuçiç, ka vlerë të tërhiqen disa shifra domethënëse. Konkretisht sipas tij, Serbia përfitoi vetëm vitin e shkuar 3.9 miliardë euro investime të huaja direkte që përfaqësojnë një shifër më të madhe se ajo e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të marra bashkë.
Papunësia është poshtë 10%, paga mesatare ka shkuar në 635 euro në muaj, ka nisur puna për 250 fabrika të reja.
Deri në vitin 2025, z. Vuçiç parashikon të jenë investuar 14 miliardë euro në projekte të ndryshme publike; 9 miliardë në infrastrukturë, 1 miliardë euro në furnizimin me ujë, 700 milionë për rininë, 600 milionë për shëndetësinë, 600 milionë për arsimin dhe dixhitalizimin, 500 milionë për kulturën dhe turizmin, 500 milionë për infrastrukturën sportive, 300 milionë euro për bujqësinë.
Vuçiç ka njoftuar se puna për metronë e Beogradit ka nisur në muajin nëntor 2021, ndërkohë që qeveria serbe premton se në kuadër të politikave pro-natalitetit do të akordojë 20 mijë euro për blerje shtëpie për çdo nënë që lind fëmijë. Si pjesë të fushatës së vet elektorale, Vuçiç ka premtuar që në fund të mandatit tjetër paga mesatare do të arrijë 1000 euro dhe pensioni 500 euro.
Shifra që tërheq më shumë vëmendjen është ajo e investimeve të huaja dhe shpërndarja e invesitmeve për 4 vitet në vijim, çka thotë se Serbia përfaqëson qysh tani nyjen kryesore ekonomike të rajonit me sektorë aktivë prodhimi. Është një sinjal që parathotë shumëçka edhe për të ardhmen e ekonomisë sonë.
Comments
mbare e mbrapsht, serb mbetet
Nuk arrijne ti hane ata leke. Do fillojne ndonje sherr te vogel, do hane edhe i here zemerimin e gjithe dynjase, e si lopa, do ia fusi shqelm koves qe vete po e mbushin copa copa. Eshte ceshtje rrace, nuk e kane ata fajin, ashu i gatoi ay lart
Mentaliteti i batakçinjve arnaut
Mentaliteti i batakçinjve arnaut eshtë si ajo e hienave!
Presin që një komb të bie (p.sh Serbët) dhe të vërsulen që ta shqyejnë!
Sepse historikisht asnjëherë nuk kanë punuar si shoqeri, por kanë jetuar poshtë potureve turke dhe si hiena kanë gllabëruar dhe masakruar popujt e tjerë!
30 vjet politika e Tiranes
30 vjet politika e Tiranes largoi te rinjte nga Shqiperia, mbolli tallavane. Rrumpallen, Prostitucionin, Drogen, Armet!
Serbet, nje nga shtetet me terroriste ne bote, thithin çdo vit investime.
Add new comment