rikonstruksion
Qeveri me gusto: shpenzime të rritura për rikonstruksion godinash dhe mobilim zyrash
Buxheti i detajuar i shpenzimeve kapitale për kryeministrinë ka të parashikuar 102 milionë lekë (rreth 720 mijë euro) për SNRAP. Nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton se SNRAP është draft Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020, ku në bazë është depolitizimi i administratës, zbatimi i legjislacionit dhe zbatimi i konkurseve meritokratike.
Nis viti shkollor, por tri shkolla në Tiranë janë në rikonstruksion. “Emin Duraku” do bëjë mësim te “Petro Nini”
Shkolla “Emin Duraku” në Tiranë do të rikonstruktohet. Duket se nuk ka asgjë të pazakontë në këtë lajm, por ja që e pazakonta është te fakti se kjo ndërhyrje është menduar të bëhet me fillimin e vitit të ri shkollor. Nga drejtues të shkollës 9-vjeçare thonë se ajo është rikonstruktuar para 9 vjetësh, si dhe së fundmi është lyer. Ndaj rikonstruksioni ngjan disi i pajustifikuar. Sa për nxënësit ata do të sistemohen në shkolla të tjera, si “Petro Nini”, ku do të shfrytëzojnë mjediset pasdite.