Blair

Këshilltar në vendet autoritare

Postuar në 02 Janar, 2024 20:00

Pasi u largua nga politika aktive në Britani, Tony Blair ka shërbyer si këshilltar për qeveri dhe organizata ndërkombëtare. Ish-kryeministër i Britanisë për 10 vite radhazi dhe lider i laburistëve për 13 vjet, Blair themeloi Institutin për Ndryshim Global, i cili është paguar nga qeveri të ndryshme të botës.

Por ndërsa shtrin influencën nëpër botë, organizata e Blair nuk u thotë jo as vendeve që janë treguar me gisht për historikun e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Blair rikthehet me lëvizje kundër BREXIT

Postuar në 01 Maj, 2017 09:24

Vendimin e tij për të për të qenë prezent në arenën politike dhe "ndyrë duart", në luftën kundër Brexit ka shpallur ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Lideri i Partisë Laburiste nga viti 1994 deri në vitin 2007 ka deklaruar në një intervistë për gazetën Daily Mirror, se nuk ka ndërmend të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare më 8 qershor dhe as të kërkojë postin e kryetarit të Partisë. 

Shkatërruesi i Irakut

Postuar në 06 Korrik, 2016 16:37

Tony Blair është vënë nën akuzën për mashtrim lidhur me nisjen e luftës në Irak në vitin 2003. Njeriu të cilin shqiptarët, ata të Kosovës të paktën, e njohin si kontribues të çështjes së tyre me Serbinë, ka ndjekur një politikë shumë cinike në raport me Irakun. Ai është personi që qëndron pas ndërhyrjes e cila prodhoi atë që shohim sot në Lindjen e Mesme dhe që në thelb ka shkatërruar në mënyrë të pariparueshme Irakun. Hetimi i kryer nga komisioni Chilcot ka konkluduar ndër të tjera se:

Britania shkoi në luftë përpara se opsionet e paqes të ishin ezauruar...

Blair: Brexit, qendra duhet të rifitojë rolin e vet

Postuar në 25 Qershor, 2016 11:27

Vota e britanikëve për të lënë Bashkimin Europian është lajmi kryesor në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë ngritur shqetësimin për pasojat e saj. Por si erdhi puna deri në pikën e një vote kundër, është ende e paqartë. Në një opinion të vetin publikuar në gazetën amerikane “New York Times”, ish-kryeministri Tony Blair shkruan se Brexit provoi se lëvizjet populiste mund të marrin frenat edhe në një vend të madh si Britania e Madhe.

Blair, Londra i ndalon abuzimin me privilegjet zyrtare: Nuk përfaqëson qeverinë tonë

Postuar në 03 Janar, 2016 13:52

Gazeta “The Telegraph” shkruan sot se qeveria britanike ka urdhëruar të gjitha ambasadat e saj që të mos lejojnë qëndrimin e ish-ministrave apo ish-kryeministrave në rezidencat diplomatik, as edhe të shërbehen me burimet e tyre, në mënyrë që të shmanget ideja se këta njerëz përfaqësojnë zyrtarisht Britaninë e Madhe.  Rast tipik ilustrues është ish-kryeministri Tony Blair, një udhëtar i madh i kohës sonë, i cili prej kohësh ushtron aktivitet lobimi për interesa private.

"Gabuam në luftën e Irakut. ISIS, deri diku pasojë e saj”

Postuar në 25 Tetor, 2015 12:57

Ajo që mediat perëndimore e kanë thënë prej kohësh u pranu më në fund puboikisht nga një prej protagonistëve të luftës në Irak. Ish-kryeministri britanik, Tony BlAir, ka kërkuar falje gjatë një interviste për CNN, duke pranuar se angazhimit ushtarak në Irak në vitin 2003 i ka munguar tërësisht vlerësimi strategjik. “Unë kërkoj falje për faktin se të dhënat e shërbimeve sekrete që morëm ishin të gabuara. Unë gjithashtu kërkoj falje për disa nga gabimet në planifikim dhe sigurisht, gabimi ynë në të kuptuarit e asaj që do të pasonte nëse ne rrëzonim regjimin e Sadam Huseinit”, tha Blair.

Tony Blair kërkoi shkrim në gazetë nga Klinton si mbështetje

Postuar në 03 Shtator, 2015 11:46

Ish-kryeministri britanik Tony Blair i ka kërkuar ish-presidentit amerikan, Bill Klinton që të shkruante një artikull në gazetë, për të mbështetur kandidaturën e tij (e cila nuk kishte shumë shpresa) për presidencën e Këshillit Europian, sipas asaj që del nga emailet e lëshuar rishtaz. Ish kryeministri britanik dëshironte që ish presidenti i SHBA të shkruante një artikull mbështetës për “cilësitë e tij personale” që e bënin kandidatin më të mirë.
Emaili ishte një prej 7000 mesazheve të bërë publikë të HIlari Klintonit dhe që i përkasin kohës kur ajo ishte Sekretare Shteti.

Subscribe to RSS - Blair