zgjedhjet vendore
Kushtetuesja lë në fuqi zgjedhjet vendore të 2019-s
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Pasi mori në shqyrtim edhe opinionin e Komisionit të Venecias, Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e Shoqatës së Bashkive, të përfaqësuar nga Voltana Ademi, për kushtetutshmërinë e regjistrimit të Partisë Bindja Demokratike në zgjedhje.
Në korrik 2019, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë iu drejtua Kushtetueses me kërkesën për konstatimin si antikushtetuese të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të atij viti.