Kushtetuesja lë në fuqi zgjedhjet vendore të 2019-s
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Pasi mori në shqyrtim edhe opinionin e Komisionit të Venecias, Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e Shoqatës së Bashkive, të përfaqësuar nga Voltana Ademi, për kushtetutshmërinë e regjistrimit të Partisë Bindja Demokratike në zgjedhje.
Në korrik 2019, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë iu drejtua Kushtetueses me kërkesën për konstatimin si antikushtetuese të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të atij viti.
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të verifikojë kushtetueshmërinë e veprimtarisë së Partisë “Bindja Demokratike” në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor.
Në qershor të këtij viti, Kushtetuesja iu drejtua Komisionit të Venecias me tre pyetje lidhur me çështjen në shqyrtim.
Dy javë më parë, ekspertët e Venecias arritën në konkluzionin se Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore.
“Kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor”, thuhet në opinionin e Venecias.
Duke marrë në shqyrtim edhe këtë të fundit, në vendimin final, gjykata më e lartë e vendit i ka shpallur kushtetuese zgjedhjet vendore të 23 qershorit të 2019-s.
Comments
Duke marrë në shqyrtim edhe
Duke marrë në shqyrtim edhe këtë të fundit, në vendimin final, gjykata më e lartë e vendit i ka shpallur kushtetuese zgjedhjet vendore të 23 qershorit të 2019-s.
Nje gje eshte te marre marre ne shqyrtim legjislacionin zgjedhor, nje gje tjeter aktet e dala ne zbatim te ketij legjislacioni. Parashikimet e Kodit Zgjedhor mund te jene ne perputhje me Kushtetuten, por aktet qe kane dale ne zbatim te tij jo. Per aktet nuk ka kompetence Gjykata Kushtetuese dhe kjo s'do te thote se me rrezimin e kerkeses i ka shpallur kushtetuese.
Add new comment