European Heart Journal
Pasojat e Covid-19/ Dëmtime në zemër në gjysmën e rasteve të rënda
Covid-19 lë pasoja në disa organe, mes të cilave edhe organi kryesor. Rreth 50% e pacientëve të hospitalizuar me forma të rënda të Covid-19 kanë rezultuar me pasoja në zemër. Kjo është zbuluar nga skanimi përmes rezonancës magnetike (MRI) të paktën një muaj pas largimit nga spitali. Këto janë gjetjet e një studimi të ri, i botuar në “European Heart Journal”.