loreen willenberg
66 vjeçarja nga SHBA që mund të jetë shëruar nga HIV pa asnjë trajtim
Një grua 66 vjeçare nga Kalifornia e SHBA, mund të jetë personi i parë në botë që të jetë shëruar nga HIV pa ndjekur ndonjë kurë apo pa kryer transplant palce. Në një studim që ka marrë në shqyrtim 63 persona që kanë provuar se trupi i tyre e kontrollon virusin pa e lejuar të riprodhohet, rezulton se Loreen Willenberg është shëruar tërësisht. Përveç saj, janë edhe dy persona të tjerë që janë deklaruar të shëruar nga HIV, Adam Castillejo në Londër dhe Timothy Brown nga Palm Cprings. Por të dy iu nënshtruan transplantit të palcës që konsiderohet procedurë shumë e rrezikshme.