John M. Barry
Mësime dhe përvojë që mesa duket u injoruan*
Dossier/Si u kthye në pandemi vdekjeprurëse gripi i tmerrshëm i vitit 1918
Konteja Haskell, në Kansas, shtrihet në cepin jugperëndimor të shtetit, afër Oklahomas dhe Kolorados. Në vitin 1918, shtëpitë e rrethuara nga lëndina me bar ishin ende të zakonshme. Ishte një vend bagëtish - një fermë e falimentuar që dikur kishte 30 000 kokë - por fermerët e Haskellit rrisnin derra, që është një shkak i mundshëm për krizën që do të terrorizonte botën atë vit. Një tjetër shkak mund të ketë qenë fakti se konteja shtrihet në një zonë ku kanë rrugën 17 lloje shpendësh migratore, përfshirë lejlekët dhe rosat e egra.