martesa gay
Putin: Sa të jem unë president, jo martesave gay. Do vazhdojë me mami dhe babi
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se për sa kohë do jetë ai në Kremlin, martesa gay nuk do të legalizohet.
Po e përsëris: për sa kohë jam unë president kjo nuk do të ndodhë. Ka për të vazhduar me babi dhe mami
është shprehur Putin gjatë një mbledhjeje me komisionin shtetëror për ndryshimin e Kushtetutës.
Mediat po ashtu raportojnë se po diskutohet që në Kushtetutën e re të përfshihet norma e moslëshimit të territoreve, një përcaktim që thuhet se synon të bllokojë a priori kërkesat e Japonisë dhe Ukrainës.