avioni ukrainas
Irani pranon rrëzimin e avionit ukrainas. Rouhani: Gabim i pafalshëm
Irani ka pranuar zyrtarisht se qëndron pas rrëzimit të avionit ukrainas ku vdiqën 176 persona. Presidenti i vendit, Hassan Rouhani ka shprehur në tuiter keqardhjen e thellë për rrëzimin e avionit duke e konsideruar atë një gabim shkatërrimtar.
Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet e viktimave. Ngushëllimet e mia më të sinqerta
shton presidenti iranian.
Ai ka deklaruar se hetimi po vazhdon për të sqaruar rrethanat e “kësaj tragjedie të madhe dhe gabimi të pafalshëm”.
Njësoj si më 1988? Del video e supozuar e rrëzimit mbi Iran të avionit ukrainas
Në mediat e ndryshme janë publikua video të rrëzimit të aviomit ukrainas mbi Iran pak minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Teheranit. Në bord ishin 170 pasagjerë dhe ekuipazh që kanë vdekur të gjithë.
Irani ka refuzuar dorëzimin e kutisë së zezë ndërkohë që sa më shumë kalon koha, aq më shumë shtohen dyshimet se avioni është rrëzuar nga një raketë iraniane që ka qëlluar gabimisht.