hysenlliu
Instituti i Ndërtimit: Duhen verifikuar 60 mijë objekte
Teksa qeveria është duke kërkuar donacione për të prekurit nga tërmeti në terren inxhinierët vijojnë inspektimin e ndërtesave. Bilanci i dëmeve është ende në përpunim pasi numri i objekteve me probleme pritet të rritet. Këtë thotë për “TemA TV” kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, cili ishte këtë të enjte në krye të një grupi inspektimi në Kavajë.