pasaporta e arte
Shitja e pasaportave shqiptare/Një aktivitet në Londër dhe një kompani e akuzuar ndërkombëtarisht
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë para pak ditësh pjesë e një mbrëmjeje në Londër, organizuar me synimin e promovimit të shitjes së atyre që quhen pasaporta të arta. Krahas kryministrit të Shën Luçias në Karaibe, atij malazez, një ministri maltez dhe disa ambasadorëve nga Antigua, Barbuda dhe Qipro, Edi Rama ka premtuar 10 vjet pushime. Pra 10 vjet pa taksa në këmbim të blerjes së pasaportave për 100 mijë dollar dhe investimeve.