forumi i paqes ne paris
Tallje publike/Lavrov: Çudi që nuk na kanë akuzuar për grushtin e shtetit në Bolivi. Zgjedhjet në SHBA? Pa merak, do ta zgjidhim!
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka gjetur kohën të tallet me ata që akuzojnë Rusinë se qëndron pas çdo zhvillimi negative në botë.
Jemi akuzuar për çdo gjë që nga Brexit, Katalonja, Kili. Ndaj po pyesja veten se përse nuk përmendemi për zhvillimet në Irak, Liban dhe tani në Bolivi. Kjo është e çudtishme. Për ndonjë arsye nuk na kanë akuzuar për grushtin e shtetit në Bolivi. Pra diçka po ndodh në mendjen e atyre që normalisht krijojnë axhendë gjeopolitike.