plazhi i centralit
Lungomarja e Sarandës, protestë për prishjen e plazhit nga kompania "Fusha"
Kompania “Fusha” po krijon zhurmë edhe në Sarandë. Mediat lokale raportojnë se punimet për të ashtuquajturën Lungomare, projektuar dhe miratuar pa asnjë konsultim me banorët, kanë nisur duke prishur si fillim plazhin e qytetit, njohur si Plazhi i Çentralit.
Për këtë situatë ka patur edhe një protestë, ndërkohë që kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë, Adi Gurma ka folur për një furtunë mediatike që në fakt nuk sipas tij asgjë të vërtetë. Gurma ka thënë se inertet hedhura në plazh janë për shkak punimesh dhe se plazhi do të rikthet siç ka qenë më parë.