Wyszyński
Vatikani lumturon një tjetër kardinal antikomunist
Ish kardinali polak Stefan Wyszyński, i cilësuar si një klerik i lartë që mbrojti lirinë e fesë nën regjimin komunist, do të lumturohet nga Vatikani. Ceremonia do të mbahet më 7 qershor 2020 dhe në të do të marrin pjesë i dërguari i Papës, kardinali Giovani Angelo Beçiu dhe kardinali polak Kazimierz Nycz.
Vatikani ka shprehur në fillim të këtij muaji se Papa ka aprovuar dekretin që njeh një mrekulli të klerikut polak.