rebic
Tani Serbia kërcënon edhe me drejtorë policie
Një operacion policor në Veri të Kosovës nga forcat speciale kosovare ka dhënë shkas që nga Serbia të rizgjohen reagimet e njohura për ndëryrje në territorin e shteti fqinj.
Kësaj radhe mediat serbe citojnë një zyrtar të dorës së dytë dhe që pak lidhje ka me vendimmarrjen reale për kësi gjërash. Drejtori i Polisisë serbe, Vladimir Rebiç ka deklaruar se Beogradi është i përgatitur të ndërhyjë nëse ndodh një eksod i serbëve por mandej ka shtuar se është i bindur se komuniteti ndërkombëtar nuk do ta lejojë një gjë të tillë.