angola
Serbia, fqinji ynë euro-aziatik
Kur Angola e fitoi pavarësinë e saj, prijësi i Lëvizjes për pavarësi, Agostinho Neto, ia dhuroi mareshalit Tito (gjegjësisht Jugosllavisë), në emër të ndihmës së madhe (politike, në armatim, etj.) të drejtën e shpimit për naftë në puse të Oqeanit Atlantik. Aty u futën në fund të viteve shtatëdhjetë kompania kroate INA dhe ajo serbe, që së fundmi u quajt NIS (Industria e Naftës e Serbisë). Për nja tridhjetë vjet , kompania serbe nxori naftë prej Angolës, jo ndonjë sasi marramendëse, por sa për ta mbajtur të gjallë e me profit atë investim.