avokatura
Rroftë sebepi i grabitjes
U desh një grabitje e përsëritur në Rinas që qeveria shqiptare të vërë në lëvizje një procedurë juridike që synon me gjasë zgjidhjen e kontratës koncesionare për aeroportin “Nënë Tereza”. Ose më saktë rishikimin e termave të kontratës. Përmes një vendimi Këshilli i Ministrave ka autrorizuar Avokaturën e Shtetit të kontraktojë kompani të huaja për të bërë mbikëqyrje juridike të kontratës.