androkli kostallari
Intriga dhe perspektiva
– aktualiteti i një debati të vjetër për leksikografinë shqipe –
Te një libër i tanishëm i Rexhep Ismajlit kushtuar Selman Rizës (Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës, Prishtinë 2009), lexoj për një kundërvënie mes këtij të fundit dhe Androkli Kostallarit dikur në fillim të viteve 1960, në lidhje me drejtimin që duhej të mbante leksikografia shqipe, ose ç’fjalor u duhej pikërisht shqiptarëve.