trupi qiellor
NASA prek zonën e ngrirë të Kaperit (Video)
Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) mori pasditen e djeshme një telefonatë nga anija “New Horizons”, e cila konfirmoi se ishte në në funksionim të plotë pas kalimit historik në zonën e ngrirë të Kaperit dhe kontaktit me trupit më të largët hapësinor që është vizituar ndonjëherë rreth 6.5 miliardë kilometra nga Toka.
Sinjali i parë përmbante vetëm informacione mbi gjendjen e mirë të anijes dhe konfirmoi se kujtesa e saj ishte plotësuar me të dhënat që kishte mbledhur. Imazhet e para me rezolucion të lartë nuk priten në Tokë para shkurtit.