NASA prek zonën e ngrirë të Kaperit (Video)

Postuar në 02 Janar, 2019 10:33

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) mori pasditen e djeshme një telefonatë nga anija “New Horizons”, e cila konfirmoi se ishte në në funksionim të plotë pas kalimit historik në zonën e ngrirë të Kaperit dhe  kontaktit me trupit më të largët hapësinor që është vizituar ndonjëherë rreth 6.5 miliardë kilometra nga Toka.

Sinjali i parë përmbante vetëm informacione mbi gjendjen e mirë të anijes dhe konfirmoi se kujtesa e saj ishte plotësuar me të dhënat që kishte mbledhur. Imazhet e para me rezolucion të lartë nuk priten në Tokë para shkurtit.

Kamerat e New Horizons kanë fiksuar pamje nga  Ultima Thule, një relike e ngrirë që nga formimi i sistemit diellor. Anija ka kapur disa fotografi, të cilat do të mbërrijë në Tokë deri në vjeshtën e vitit 2020 për shkak të distancës së madhe. E nisur nga Toka në vitin 2007, sonda e Nasa-s ka arritur të përshkojë orbitat e disa planeteve të sistemit tonë, duke arritur pas 13 vjetësh në botën e akullt që astronautët e quajnë Ultima Thule.

Alan Stern, drejtor në Agejncinë Hapsinore Nasa tha se "kurrë më parë një anije nuk ka eksploruar një objekt të tillë të largët". Shkencëtarët shpresojnë se vëzhgimi do t’i lejojë që ata të kuptojnë më mirë se si  është formuar sistemi diellor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.