ligjim Tatimi mbi te ardhurat

Meta kundër “amnistisë preferenciale” për korporatat

Postuar në 20 Dhjetor, 2018 17:34

Meta kthen në parlament një prej ligjeve të Paketës Fiskale të vitit 2019. Bëhet fjalë për nenin 9 të Ligjit të Tatimit  mbi të Ardhurat, që parashikon uljen nga 15% në 8% të taksës së dividentit të korporatave ose fitimit që shkon në xhepat e aksionerëve.

Meta thotë se ligji krijon trajtim preferencial prapavreprues, pasi përfshin në normën 8% edhe korporatat që nuk kanë paguar taksën për fitimet e realizuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Kjo sipas presidentit krijon pabarazi me subjektet që kanë paguar taksën më parë në normën 15%.

Subscribe to RSS - ligjim Tatimi mbi te ardhurat