armiqesor
2018, vit armiqësor për gazetarët. 80 viktima nga radhët e shtypit
80 gazetarë u vranë në vitin 2018, 348 janë aktualisht në burg dhe 60 mbahen peng. Të treja kategoritë, të cilave u referohet raporti vjetor i Reporterëve pa Kufij kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të dhunës dhe krimeve kundër gazetarëve duke e bërë 2018-ën një vit "armiqësor” për profesionistët dhe shtypin .
Gazetarë u vranë, u zhdukën apo u burgosën për të ndaluar ushtrimin e profesionit të tyre. Ngjarja e vitit ishte vrasja e gazetarit Jamal Kasogki tetorin e kaluar në ambasadën e saudite në Stamboll.