2018, vit armiqësor për gazetarët. 80 viktima nga radhët e shtypit
80 gazetarë u vranë në vitin 2018, 348 janë aktualisht në burg dhe 60 mbahen peng. Të treja kategoritë, të cilave u referohet raporti vjetor i Reporterëve pa Kufij kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të dhunës dhe krimeve kundër gazetarëve duke e bërë 2018-ën një vit "armiqësor” për profesionistët dhe shtypin .
Gazetarë u vranë, u zhdukën apo u burgosën për të ndaluar ushtrimin e profesionit të tyre. Ngjarja e vitit ishte vrasja e gazetarit Jamal Kasogki tetorin e kaluar në ambasadën e saudite në Stamboll.
Ndër viktimat këtë vit 63 ishin gazetarë profesionistë, 13 jo dhe 4 partnerë të mediave. Gjysma ose më shumë ej gazetarëve të vrarë " ishin në shënjestër për profesionin e tyre dhe u vranë me dashje". Përtej Jamal Kasogki-t, organizata kujton punëve reporterit Sllovak,e Yan Koutsiak, i cili vra shkurtin e vitit të kaluar.
"Urrejtja që shprehin ndaj gazetarëve udhëheqësit politikë apo fetarë, " biznesmenët " rezulton të ketë pasoja dramatike në terren duke çuar në një rritje shqetësuese të dhunës ndaj gazetarëve"- thotë Christof Delluar, Sekretar i Përgjithshëm i RSF.
Add new comment