Kristos Ksanthaki
Shqiptarë dhe grekë,..una faccia, una razza!
Mbaj mend aty diku nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur Samaras hapi kufirin me Shqipërinë (duke ftuar minoritarët të bënin Krishtlindjet në atdhe) qindra mijëra njerëz erdhën papritmas në Psorokosta. Një valë migratore që i gjeti të gjithë të papërgatitur në të dyja anët. U takuan dy kultura, thuajse identike të ndara nga një ndërprerje e komunikimit që po i afrohej një gjysmë shekulli.