e drejta autorit
Të drejtat e autorit, vajza e Feim Ibrahimit: Tv Klan denigroi babain. Një turp me Maratonën e Këngës Shqiptare
Janë të shumta veprat në dorëshkrim të kompozitorit Feim Ibrahimi, që vajza e tij, pianistja Etrita Ibrahimi kërkon t’i konservojë dhe t’i dixhitalizojë. Një ndër to është edhe koncerti për piano dhe orkestër, i shkruar prej artistit në vitin 1975 dhe i censuruar dhe që sipas së bijës i ka marrë më tepër se një vit kohë. I ekzekutuar dhe censuruar për 20 vjet për shkak të tendencave mistike dhe moderne për kohën, kjo vepër është një ndër të paktat, që vajza e kompozitorit kërkon t’i japë vendin e duhur në krijimtarinë e të atit dhe në skenën muzikore shqiptare.