Të drejtat e autorit, vajza e Feim Ibrahimit: Tv Klan denigroi babain. Një turp me Maratonën e Këngës Shqiptare

Postuar në 26 Shtator, 2018 13:16

Janë të shumta veprat në dorëshkrim të kompozitorit Feim Ibrahimi, që vajza e tij, pianistja Etrita Ibrahimi kërkon t’i konservojë dhe t’i dixhitalizojë. Një ndër to është edhe koncerti për piano dhe orkestër, i shkruar prej artistit në vitin 1975 dhe i censuruar dhe që sipas së bijës i ka marrë më tepër se një vit kohë. I ekzekutuar dhe censuruar për 20 vjet për shkak të tendencave mistike dhe moderne për kohën, kjo vepër është një ndër të paktat, që vajza e kompozitorit kërkon t’i japë vendin e duhur në krijimtarinë e të atit dhe në skenën muzikore shqiptare. Në një intervistë për “TemA TV”, Ibrahimi ngre shqetësimin për gjendjen tepër problematike të mbrojtjes së të drejtave të autorit në Shqipëri, duke u nisur nga përvoja e vet personale dhe më tej. Ajo flet gjerësisht për këtë çështje, për vlerësimin e të kompozitorit Feim Ibrahimi para ’90-ës dhe pas ’90-ës, por edhe për problemet që sipas saj has muzika serioze shqiptare sot dhe rolin thuajse të munguar të shtetit në këtë drejtim. Pianistja u bën thirrje edhe institucioneve shtetërore për promovimin e muzikës shqiptare, në mënyrë që brezat ta njohin siç duhet.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.