kabul
Kur Amerika vret gabimisht (VIDEO)
Pentagoni publikoi për herë të parë pamjet me dron të një sulmi të dështuar në Kabul, që vrau 10 anëtarë të një familjeje, shtatë prej tyre fëmijë, ndërsa SHBA tërhiqej nga Afganistani.
Mediat: BE hap misionin e vet diplomatik në Kabul
Talebanët duket se e kanë fituar betejën e legjitimimit ndërkombëtar. "Financial Times" raporton se Bashkimi Europian do të hapë në muajin nëntor një mision të vetin përfaqësimi në Kabul. Misioni nuk do të konsistojë në një ambasadë pasi BE nuk e njeh qeverinë e talebanëve.
Vendimi vjen pasi Perëndimi duket se ka humbur kontaktin me terrenin në një vend që pasi dëboi forcat e NATO-s dhe ato amerikane, ka marrëdhënie në nivel të lartë diplomatic me vende të tjera rivale si Kina, Turqia dhe Rusia.
Leksionet që Amerika nuk nxori nga 11 shtatori
Ka pasur shumë momente të errëta në dy dekadat që pasuan 11 shtatorin, disa prej tyre në Kabul muajin e kaluar. Më përndjek në mënyrë të veçantë një fotografi e vitit 2007 në Irak. Këshilltarja politike britanike, Emma Sky, ishte duke hipur në një Blackhaëk me komandantin amerikan gjeneral Raymond Odierno. Ajo i tregoi shefit të saj një grafit mbi murin e një ndërtese në Bagdad: "HEROI, DËSHMORI SADDAM HUSSEIN."
Si dështoi Amerika me stërvitjen e forcave në Kabul
JERUSALEM - Dialog midis rreshterit major Bobadilla (SMB) dhe një ushtari afgan (SA), Senjaray:
SMB: "Më duhet të flas me rreshter majorin, Shah Mansur."
SA: "Nuk e di kush është"
SMB: «Para se të nisesh për në Kandahar, kapiteni i kompanisë tënde më informoi se ai është rreshteri juaj. Ai i gjati ... "
SA: "Nuk është ai."
SMB: "Ai ka të njëjtën gradë me mia, duhet të di se kush është ai."
SA: "Pyetni komandantin e kandakut (batalioni në Pashto, ed)".
SMB: "Nuk mund ta shqetësoj komandantin për këtë".
Masakër në Kabul, vritet fotoreporteri i AFP dhe kolegë gazetarë
Të paktën 36 vetë u vranë, me të cilëve 8 gazetarë në një sulm të dyfishtë vetëvrasës që ndodhi të hënën në mëngjes në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shteti Islamik.