Aferdita
Si dëgjoheshin eposet homerike (audio)
Eposet Homerike janë të ndara në rapsodi që këngëtarët këndonin në oborret e sundimtarëve të shquar. Ajo që nuk dimë është si dëgjoheshin vargjet e Homerit në veshët e publikut.
George Danek i Universitetit të Vjenës dhe Stefan Hagel i Akademisë Austriake të Shkencave përgatitën një interpretim që jep një përshtypje të ngjashme si dëgjoheshin këto poezi kur këndoheshin në greqishten e vjetër.
Fragmenti i mëposhtëm është i përbërë nga vargjet 267-299 nga Rapsodia 8 e Odiseas në të cilën Demodocus këndon për dashurinë e tij për Afërditën.