pragu
I bie pragut të dëgjojë dera!
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka publikuar sot një opinion në gazetën “Panorama” ku e vë theksin tek dështimi koherent i politikës për t’i dhënë vendit një perspektivë të shpejtë europiane. Referuar situatës aktuale, ish-ministri fut në rrethin e përgjegjësive si qeverinë ashtu dhe opozitën, duke folur për sëmundjen kronike të ikjes nga përgjegjësitë, ku qeveritë dhe mazhorancat mbajnë peshën kryesore. Me pak fjalë i bie pragut të dëgjoje dera!
Protesta e biznesit ndaj vendosjes së TVSh-së, ulen qepenat (Video)
Biznesi i vogël duket se i është përgjigjur thirrjeve të opozotës për të protestuar kundër uljes së pragut të TVSH-së. Sipas disa raportimeve në media të ndryshme, reagime ka patur edhe në qytete të tjera veç Tiranës, duke formësuar kështu një solidaritet për çështje mirëfilli ekonomike, aty ku edhe duhet përqendruar protesta e të gjithëve. Në këtë kuptim edhe protesta e Kukësit, ishte ekonomike, ndonëse u politizua nga qeveria.