Osum

Qeveria zgjidh kontratat për HEC-et mbi Osum

Postuar në 19 Shkurt, 2018 12:03

Pak ditë pas deklaratave të kryeministrit dhe ministrit të Turizmit Blendi Klosi për revokim të lejes mjedisore për HEC-et mbi Osum, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”.

Rama i firmosi HEC-et në Osum në dijeni të shkeljeve

Postuar në 10 Shkurt, 2018 21:12

Atë që kryeministri Edi Rama e quajti gabim padashje të qeverisë në lidhje me fabrikimin e  koordinatave për ndërtimin e HEC-eve në Osum, në fakt është më shumë se aq. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ai vetë dhe dy anëtarë të qeverisë së tij ishin informuar për koordinatat e manipuluara dhe shkeljet e tjera të projektit që në mars 2017, para mbledhjes së 12 dhjetorit 2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Justifikimi i qeverisë për HEC-in mbi Ujëvarën e Osumit (Video)

Postuar në 08 Shkurt, 2018 22:09

Lajmi se mbi Ujëvarën e Osumit ka filluar shtrirja e tubave për ndërtimin e një HEC-i të dhënë me konçesion në vitin 2013 nxori në sipërfaqe një tjetër skandal të gatuar në zyrat e shtetit, ku qeveria aktuale u kap gafil, pasi ka tjetërsuar kordinatat për ndërtimin e veprës energjetike. Këtë e pranoi vetë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi në një ndërhyrje telefonike në emisionin Opinion ku debatohej mbi denoncimin e bërë nga shoqata Raftin Albania .

Subscribe to RSS - Osum