Patriarkana Bullgare
Kisha Orthodhokse Maqedonase, drejt Autoqefalisë
Kisha Orthodhokse e Maqedonisë duket se po fiton statusin e një kishe të njohur nga simotrat e saj, pra të Autoqefalisë. Letra e kësaj kishe drejtuar Kishës Orthodhokse Bullgare - Patriarkanës - ka dhënë efekt dhe sipas agjencisë bullgare të lajmeve, janë krijuar dy komitete përbërë nga pesë mitropolitë secili të cilët zhvilluan një takim më datën 21 dhjetor në Sofie.
Përplasje mes Kishave Orthodhokse për territoret shpirtërore
Kisha Autoqefale e Shkupit kërkoi anëtarësimin në Patriarkanën Bullgare, duke ngjallur reagimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe disa kishave të tjera. Në kërkesë parashtrohej nevoja që Kisha Maqedonase të dilte nga izolimi në të cilin ajo e gjeti veten pas shkëputjes së Patriarkanës së Serbisë.