Hiv AIDS
HIV/AIDS, mbetet ende luftë e gjatë në Europë
Një raport i përbashkët i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) ngre alarmin për numrin e madh të të diagnostikuarve me HIV/AIDS në Europë.
“Me rreth 160 000 njerëz të diagnostikuar me HIV, viti 2017 shënoi një tjetër vit alarmues përsa i përket përhapjes së virusit HIV në rajonin europian", thuhet në raport.
Epidemia e HIV AIDS në Evropë në nivelet më të larta
Numri i njerëzve të diagnostikuar me HIV në Evropë arriti nivelin më të lartë në 2016, duke treguar se epidemia e AIDS po rritet "me një ritëm alarmues" në Europë. Sipas një raporti të përbashkët të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) 160,000 njerëz u infektuan me virusin në 53 shtetet që përbëjnë rajonin evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rreth 80 përqind e tyre ishin në Evropën Lindore.